Node JS Developer

Boost është kompani lider në fushën e Digital Marketig në Shqipëri. Duke mbledhur dhe proçeduar me miliona të dhëna nga website dhe rrjete sociale. Si një backend ju do të krijoni REST API të cilat do të jenë ndërfaqja lidhëse me database-in NoSQL. Këto APIs do të krijohen në NodeJS duke përdorur Express për routing dhe Cassandra si database. Frameworks të tjerë, si JS-Schema, përdoren për të sankionuar parametrat hyrës. Zhvilluesi duhet të assistojë pjesën tjetër të skuadrës të përcaktojë strukturën e database-it, parametrat e përcaktuara nga API-te, dhe përgjigjen e API-ve. Gjithashtu duhet të asistojë në gjetjen e problematikave të funksiomimit dhe të sigurisë që mund të shfaqen gjatë testimit të API-ve.

Përgjegjësit:

  • Dizenjon dhe zhvillon software të rinj
  • Mirëmban software ekzistues dhe zgjidh problemet e raportuara nga softwaret e rinj
  • Modifikon software existues dhe i shton karakteristika të reja
  • Përformon individualisht por dhe si pjesë e një skuadre agile
  • Përgatitja e dokumentacionit të software-ve, duke përfshirë guidat e përdoruesve
  • Të marrë pjesë në mbledhjet ditore (scrums, sprint planning dhe demos)
  • Të bashkepunoje me drejtuesin (Developer Lead) për të identifikuar nevojat e API dhe te backend-it
  • Të kuptojë dhe interpretojë karakteristikat e propozuara , të percaktojë teknologjite e backend-it dhe API-ve të cilat do të suportojnë zbatimin e këtyre karakteristikave
  • Të sigurojë që API-te dhe pjese te tjera të backend-it të jenë dokumentuar korrektësisht
  • Të ndihmojë në nevojat qe mund te kene skudrat e frontend-it dhe aplikacioneve mobile
  • Të krijojë dhe të kryejë unit tests dhe test automation

Kërkesat:

  • Eksperiencë të mëpareshme në backend development
  • Njohuri shumë të mira si dhe eksperiencë të gjatë në NodeJS
  • Të ketë ekperiencë me framework-un Express ose te ngjashem
  • Të kuptojë database-at NoSQL
  • Eksperiencë në GitLab
  • Të njohë standartet e REST
  • Të krijoje një kod të organizuar dhe të qëndrueshem
  • Të jetë i aftë të shpjegojë kodin në menyrë të qartë dhe konçize
  • Të jetë i aftë të punojë në menyrë të pavarur
  • Të ketë aftësi të mira të komunikimit dhe të shkrimit në gjuhën angleze