Ne jemi duke kërkuar për punonjës me aftësi të mira në shitje dhe në mirëmbjatjen e klienteve biznes ku kompania shet shërbimet e saj. Mundësi shumë e mirë për të mësuar në aspektin profesional në një kompani që po zhvillohet çdo ditë edhe më shumë në botën dixhitale. Ai/Ajo do të ketë mundësinë të trajnohet vazhdimisht për kanalet e marketingut dixhital nga ekspertët më të mirë të fushës në vend. Kandidati që do të përzgjidhet, pasi të jetë trajnuar për kanalet e marketingut dixhital, duhet t’i prezantojë dhe t'i shesë ato tek klientët potencial. Kompania ofron shpërblime monetare të larta përçdo arritje që punonjësi do të ketë.
Përgjegjësitë:
- Realizon takime me klientët dhe prezanton shërbimet që kompania ofron.
- Krijon marrëdhenie të reja me klient të rinj dhe ruan marrëdhenie të ngushta me klientët ekzistues.
- Krijon strategjinë mujore dhe vjeçare për shtimin dhe rritjen e databazës së klientëve dhe të shitjeve.
- Përcakton takimet mujore dhe pregatitet prezantimin e detajuar per klientin specifik si dhe raportet e domosdoshme.
- Zgjidh problemet e klientit në raste specifike.
- Në bashkëpunim me pjesën tjetër të departamentit, analizojnë ecurinë e fushatës së klientit dhe nxjerrjen e rezultateve.
- Punon për të nxjerrë elemente të rëndësishëm dhe rekomandime që mund të implementohen.
- Raporton ne kohe reale ecurinë e punës tek menaxheri i tij.
- Qëndron i njohur me trendet më të reja të komunikimit online.
Kërkesat:
- I/e diplomuar në Marketing, Menaxhim, Gazetari (ose fusha të ngjashme).
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, i/e qartë në të folur dhe me bindje për atë që thotë.
- Njohuri të menaxhimit të rrjeteve sociale
- Të ketë aftësi të mira analizuese dhe për zgjidhjen e problemeve.
- Serioz/e dhe i/e përkushtuar në punën që do bëjë.
- Të ketë dëshirë të punojë në një grup kreativ dhe dinamik.
- Njohës shumë i mirë i gjuhës angleze.
- Të zotëroj patentën e nivelit B.