Përmbajtja që publikohet nëpërmjet platformës së Boost është interesante dhe e re.
Mund të jetë lajm, informacion i ditës, këshilla, një produkt, shërbim i ri ose diçka argëtuese.
PËR
REKLAMUESIT
Boost ndihmon të promovoni biznesin tuaj në momentin që audienca është më e gatshme të zbulojë mesazhe, produkte dhe shërbime të reja.
PËR
PUBLIKUESIT
Boost është një platformë inovatore që i ofron audiencës tuaj atë që është e përshtatshme, interesante dhe e re. Kjo sjell mundesi të reja monetizimi dhe ndërveprim më të lartë me audiencën.
#1
Platforma e vetme në Shqipëri që ofron këtë shërbim
100M
Artikuj dhe video të shfaqura në muaj
200+
Publikues dhe brande
82.5%
E shqiptarëve arrihen nga ne
70K
Ndërveprime në ditë
3%
vCTR mesatare
SI NISI
GJITHÇKA
Nga një eskperiencë e gjatë me mediat online shqiptare, kam njohur mirë problematikat e tyre, pothuajse të njëjta për çdo media.
Mediat nuk fitonin të ardhura të mjaftueshme për të vazhduar me të njëjtin pasion duke u detyruar të mbingarkonin faqen e tyre me sa më shumë reklama të ndryshme.
Vizitorët kishin vështirësi në gjetjen e artikullit duke qënë se ishin të bombarduar me reklama të cilat i injoronin instiktivisht dhe largoheshin nga faqja me një eskperiencë të keqe.
Kompanitë që reklamonin nuk arrinin rezultatin që prisnin duke bërë që ata të kishin rezerva për investime të vazhdueshme në portalet shqiptare.
Vendosa të bëj diçka për të përmirësuar këtë gjë, duke krijuar softuerin e parë prototip.
Ingrid Shyti themeloi Boost në 2014, bashkëpunimet e para me kompanitë dhe mediat shqiptare filluan në vitin 2017...
BOOST
SOT
Sot jemi krenarë të tregojmë se kemi një platformë e cila po ndryshon mënyrën si përdoruesit navigojnë në mediat shqiptare.
Jemi duke ndihmuar çdo kompani, të rrisë brandin e tyre, të flasin gjerësisht me publikun për çdo shërbim apo produkt të ri që sjellin duke i shtuar shitjet pa harxhuar kohë dhe buxhete të larta e të pakontrollueshme marketingu.
Misioni ynë vazhdon duke ndërtuar teknologji të reja që do të ndihmojnë njerëzit të zbulojnë çfarë është interesante dhe e re.