Account Manager

Ne jemi duke kërkuar për punonjës me aftësi të mira në shitje dhe në mirëmbjatjen e klienteve biznes ku kompania shet shërbimet e saj. Mundësi shumë e mirë për të mësuar në aspektin profesional në një kompani që po zhvillohet çdo ditë edhe më shumë në botën dixhitale. Ai/Ajo do të ketë mundësinë të trajnohet vazhdimisht për kanalet e marketingut dixhital nga ekspertët më të mirë të fushës në vend. Kandidati që do të përzgjidhet, pasi të jetë trajnuar për kanalet e marketingut dixhital, duhet t’i prezantojë dhe t'i shesë ato tek klientët potencial. Kompania ofron shpërblime monetare të larta përçdo arritje që punonjësi do të ketë.

Përgjegjësitë:

  • Realizon takime me klientët dhe prezanton shërbimet që kompania ofron.
  • Krijon marrëdhenie të reja me klient të rinj dhe ruan marrëdhenie të ngushta me klientët ekzistues.
  • Krijon strategjinë mujore dhe vjeçare për shtimin dhe rritjen e databazës së klientëve dhe të shitjeve.
  • Përcakton takimet mujore dhe pregatitet prezantimin e detajuar per klientin specifik si dhe raportet e domosdoshme.
  • Zgjidh problemet e klientit në raste specifike.
  • Në bashkëpunim me pjesën tjetër të departamentit, analizojnë ecurinë e fushatës së klientit dhe nxjerrjen e rezultateve.
  • Punon për të nxjerrë elemente të rëndësishëm dhe rekomandime që mund të implementohen.
  • Raporton ne kohe reale ecurinë e punës tek menaxheri i tij.
  • Qëndron i njohur me trendet më të reja të komunikimit online.

Kërkesat:

  • I/e diplomuar në Marketing, Menaxhim, Gazetari (ose fusha të ngjashme).
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, i/e qartë në të folur dhe me bindje për atë që thotë.
  • Njohuri të menaxhimit të rrjeteve sociale
  • Të ketë aftësi të mira analizuese dhe për zgjidhjen e problemeve.
  • Serioz/e dhe i/e përkushtuar në punën që do bëjë.
  • Të ketë dëshirë të punojë në një grup kreativ dhe dinamik.
  • Njohës shumë i mirë i gjuhës angleze.
  • Të zotëroj patentën e nivelit B.